Tetë punonjës shëndetësorë përballen me gjyq për ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e Maradonas

Futboll

Tetë punonjës shëndetësorë përballen me gjyq për ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e Maradonas

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 00:23
Maradona

Legjenda e Napolit dhe Argjentinës, Diego Armando Maradona, vdiq në nëntor të vitit 2020 dhe raportohet se tetë punonjës shëndetësorë do të përballen me një gjyq për mosdhënien e trajtimit të nevojshëm.

Ikona e futbollit po qëndronte në shtëpi pasi u lirua nga spitali pas operacionit dhe kishte një ekip profesionistësh shëndetësorë, të cilët kishin për qëllim ta mbikëqyrnin 24 orë në ditë.

Ai vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60 vjeçare, ndërsa një hetim zbuloi se trajtimi mungonte dhe se ai mbeti për orë të tëra pa mbikëqyrje apo ndihmë, derisa organizimi ishte krejtësisht i papërshtatshëm për dikë në gjendjen e tij.

La Nacion raporton se tetë persona do të dalin në gjyq për vrasje nga pakujdesia për shkak të neglizhencës, pasi nuk i dhanë legjendës trajtimin që mund t’ia shpëtonte jetën.

Këtu përfshihen një neurokirurg, një psikiatër dhe disa infermierë. Ata rrezikojnë nga tetë deri në 25 vjet burg nëse shpallen fajtorë për vrasje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat