Nuk është vetëm një ekip i Superiores

Futboll

Nuk është vetëm një ekip i Superiores

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:35
Nuk është vetëm një ekip i Superiores

Shorti është hedhur dhe ekipet presin korrikun për të kërkuar suksesin në kompeticionet europiane. Goglat janë treguar bujare në turin e parë kualifikues me ekipet shqiptare, që kanë peshkuar kundërshtarë të përballueshëm në këtë fazë të turneve ku do të marrin pjesë. E në rast kalimi të turit të parë, skuadrat kanë njohur edhe rivalët e mundshëm që do të kenë në raundin pasardhës.

Në këtë pikë, rastësia e fatit e ka tepruar me goglat. Europa përplas Shqipërinë me Rumaninë për sa i përket nivelit të futbollit. Kështu në rast të kalimit të turit të parë në Champions League, Tirana me shumë ngjasa do të ketë përballë kampionen e Rumanisë, CFR Kluzhin. Këta të fundit janë favoritë në letër për të kaluar turin e parë kundër Pjunikut.

Ndërkohë sfida mes kampionateve vazhdon edhe në Ligën e Konferencës. Në rast se pengesa Saburtalo kalohet me sukses, Partizani do të ketë kundërshtar në turin e dytë nënkampionen e kampionatit rumun, Steauan e Bukureshtit.

Rival rumun është rezervuar edhe për Vllazninë, që në turin e dytë kualifikues do të ketë përballë Universitatean e Kraiovës.

I vetmi që bën përjashtim nga rastësia e shortit europian është Laçi. Megjithëse kurbinasit e kaluan provën e tyre ndaj rumunëve verën që shkoi, kur eliminuan Universitatean e Kraiovës për të shkuar për herë të parë në histori në turin e tretë të një kompeticioni europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat