Di Marzio zbulon: Për mesfushën u fol për Nedim Bajramin

Futboll

Di Marzio zbulon: Për mesfushën u fol për Nedim Bajramin

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:10
Di Marzio zbulon: Për mesfushën u fol për Nedim Bajramin

Trajneri Italiano ka rinovuar kontratën e tij me Fiorentinën dhe tashmë ka nisur nga puna për të hartuar ekipin që do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Gianluca di Marzio tregon se tekniku i vjollcëve ka zhvilluar një takim me menaherët Ramadani, Caliandro dhe Nappi, ku janë diskutuar objektivat e merkatos.

Italiano dëshiron Luka Jovicin për sulmin, ndërsa në mbrojtje është  marrë vendimi për të paguar kartonin e Dodos nga Shakhtar Donetsk.

Sa i përket mesfushës, eksperti italian i merkatos bën me dije se është folur për emrin e Nedim Bajramit. Një kalim i tij në Firenze nuk do të ishte i vështirë, teksa menaxheri i tij është vetë Fali Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat