"Binance" partner ekskluziv i Ronaldos

Futboll

"Binance" partner ekskluziv i Ronaldos

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Shkëmbyesi i kriptovalutave “Binance” ka njoftuar për një partneritet ekskluziv për token të pandryshueshëm (NFT) me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot, shkëmbimi më i madh në botë për nga vëllimi i tregtimit, vuri në dukje se partneriteti shumëvjeçar me Ronalodn kërkon të lidhë yllin portugez me fansat e tij duke përdorur Web3 me NFT-të që veprojnë si një pikë hyrjeje.

Sipas marrëveshjes, sulmuesi i Manchester United, së bashku me “Binance”, do të krijojnë disa produkte NFT në platformë, me koleksionet fillestare të planifikuara për t'u lëshuar më vonë këtë vit.

Duke komentuar partneritetin, Ronaldo deklaroi se hapësira NFT është një element kyç në lidhjen me fansat e tij.

“Marrëdhënia ime me fansat është shumë e rëndësishme për mua, kështu që ideja për të sjellë përvoja dhe qasje të paprecedentë përmes kësaj platforme NFT është diçka në të cilën doja të isha pjesë. E di që fansat do ta shijojnë koleksionin po aq sa unë”, tha Ronaldo.

Ndërkaq, shefi i “Binance”, Changpeng Zhao pranoi se ylli portugez ka grumbulluar një bazë besnike tifozësh, prandaj edhe ishte nevoja për t'u lidhur me të.

Edhe pse kostoja e partneritetit midis Ronaldos dhe “Binance” nuk është zbuluar, vlen të përmendet se shumica e bizneseve të kriptomonedhave kanë ulur shpenzimet për reklamat dhe miratimin e personave të famshëm në mes të shkrirjes së vazhdueshme të tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat