Asllani është lojtar i Interit!?

Futboll

Asllani është lojtar i Interit!?

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:27
Asllani është lojtar i Interit!?

Zyrtarizimii mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, te Interi është vetëm çështje ditësh dhe këtë gjë e ka pranuar dhe vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, i cili shprehet se i vjen keq për largimin e tij.

“Përpara disa ditësh u takova me babain e Kristjanit. Lumturia në sytë e tij ishte e dukshme.

Por përsëri më vjen keq që largohet nga realiteti ynë, kur ai ka qenë këtu që nga mosha 8-vjeçare.

Ne u ndamë me emocione, tani ai do të tregojë se sa vlen për Interin. do të jetë emocionuese ta shikojë teksa luan në Champions”, ishin fjalët e Korsit për “Radio Sportiva”.

Shifrat e transferimit të shqiptarit drejt zikaltërve ende nuk dihen, por priten të zbulohen pas zyrtarizimit, që besohet të vijë në fillimin e muajit korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat