Gjithçka gati për kthimin e Lukakut tek Interi

Futboll

Gjithçka gati për kthimin e Lukakut tek Interi

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 08:29
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku tashmë ka vendosur të kthehet tek ish-skuadra e tij, Inter.

Belgu, që u transferua te Chelsea verën e kaluar, nuk arriti të lërë gjurmë në Londër, duke u konsideruar si një prej prurjeve më të pasuksesshme gjatë asaj merkatoje.

Në mënyrë që ta rigjejë shkëlqimin që pati, sulmuesi e preferon “Giusseppe Meazzan”, stadiumin që i dha aurën e perandorit.

Që kjo të kryhet sa më shpejt, klubet i kanë përfunduar pothuajse të gjitha formalitetet dhe kompletimi i transferimit të tij në formë huazimi pritet të bëhet javën e ardhshme.

Shuma e kësaj lëvizjeje do të jetë diku rreth 8 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat