Zbulohet fanella e sezonit të ri të Milanit

Futboll

Zbulohet fanella e sezonit të ri të Milanit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:54
Zbulohet fanella e sezonit të ri të Milanit

Fanella e re e Milanit (në shtëpi) për sezonin 2022-2023 është zbuluar përmes portalit të specializuar “Footy Headlines”. Një uniformë e shumëpritur, e cila do të ketë të stampuar titullin e fituar mbas 11 vitesh, siguruar një muaj më parë nga skuadra e Stefano Piolit.

Trengjyrëshi, gjithsesi nuk do të bjerë në sy vetëm në gjoks, por edhe në skajet e mëngëve. Sponsori teknik është gjithmonë i njëjtë, marka gjermane “Puma”. Në fanellën e “shtëpisë” 2022-2023 ka më shumë ngjyra të zeza se të kuqe.

Brezat kromatikë vertikalë nuk do të përfshijnë të gjithë fanellën. Shiritat e kuq do të fillojnë nën shpatulla dhe do të jenë si të vendosura në një kuti të zezë (e ngjashme me atë të sezonit 2007-2008), e cila do të përmbajë gjithashtu, në pjesën e pasme, numrin dhe emrin e lojtarëve. Në qendër, si gjithmonë, sponsori komercial me fjalët “Emirates Fly Better”.

Megjithatë, tashmë janë të njohura edhe fanellat e transfertave. E bardha “klasike” me ndërfutje të holla kuq e zi dhe dekolte “V” (edhe kuqezi) dominon në uniformën e dytë të “Djallit”, ndërsa e treta, si gjithmonë i lë vend fantazisë gri të kromuar me jakë të rrumbullakët dhe buzë mëngësh blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat