Cannavaro i tregon Napolit si të veprojë

Futboll

Cannavaro i tregon Napolit si të veprojë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:10
Cannavaro i tregon Napolit si të veprojë

Fabio Cannavaro ka sugjeruar që Napoli duhet të përpiqet të nënshkruajë me Paulo Dybala. Ai gjithashtu i propozon ish-klubit të tij për të rinovuar kontratën e Kalidou Koulibaly.

"Nëse do të isha në vend të De Laurentiis, do t'i bëja një propozim Dybalas", tha fituesi i Kupës së Botës për "Corriere dello Sport".

Cannavaro pastaj ka vlerësuar lart Koulibalyn.

"Është e vështirë të gjesh lojtarë si ai në atë rol", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat