Origi do të zbarkojë në Milano

Futboll

Origi do të zbarkojë në Milano

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:17
Origi

Divok Origi tashmë është pajtuar me të gjitha kushtet për të kaluar te skuadra e Milanit.

Sulmuesi kishte arritur marrëveshje me “Rossonerët” kohë më parë dhe mbetej vetëm dakordimi për disa çështje që lidhen me detajet e këtij transferimi.

Sipas gazetarit të mirënjohur për transferimet, Fabrizio Romano, lojtari prezantohet me fanellën kuq e zi pikërisht javën tjetër.

Belgu do të transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpullin i skadon në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat