Shifër e papërballueshme për romakët...

Futboll

Shifër e papërballueshme për romakët...

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:42
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo pritet që të largohet nga Roma në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Palët nuk po arrin marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit dhe largimi i lojtarit nga “Olimpico” duket i pashmangshëm.

Reprezentuesi i Italisë me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por ai ka kërkuar që me kontratën e re të ketë pagë vjetore prej 6 milionë eurove.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo shifër është e papërballueshme për romakët, të cilët do e lejojnë lojtarin që të largohet këtë verë.

Roma thuhet se është e gatshme që të bisedojë me klubet për çfarëdo marrëveshje – shitje apo huazim me detyrim blerjeje.

Juventusi e Milani janë përmendur si klubet e interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat