Joao Felix flet për të ardhmen: Ndjehem mirë te Atletico Madrid

Futboll

Joao Felix flet për të ardhmen: Ndjehem mirë te Atletico Madrid

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:41
Joao Felix

Portugezi, Joao Felix ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Felix këtë merkato ka qenë një lojtar mjaft i kërkuar.

Shumë lajme u përhapën që portugezi do të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Është vetë lojtari që ka konfirmuar qëndrimin e tij te ‘Rojiblancos’.

“Jam mirë te Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes”, tha Felix..

Portugezi kishte oferta nga Premier Liga dhe Ligue 1, por do të vazhdojë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat