Marcelo dëshiron të qëndrojë në Spanjë

Futboll

Marcelo dëshiron të qëndrojë në Spanjë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:27
Marcelo

Mbrojtësi brazilian, Marcelo dëshiron të qëndrojë në Spanjë.

Marcelo është një lojtar i lirë, ndërsa ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Siç njoftojnë mediat spanjolle, interesim për të kanë shfaqur klube nga Franca, Italia dhe Spanja.

34 vjeçari preferon të qëndrojë në Spanjë, ndërsa Getafe është skuadra e vetme që ka shfaqur interesim drejt tij.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat