Edhe një shqiptar mund të përfshihet në këtë operacion

Futboll

Edhe një shqiptar mund të përfshihet në këtë operacion

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:04
Zaniolo

Juventus nuk heq dorë nga Zaniolo dhe tashmë janë bërë gati për të bërë një ofertë konkrete dhe serioze në zyrat e Romës.

Pavarësisht se zyrtarizimi i Di Maria-s është shumë paranë, Juve nuk ul pretendimet nga pista Zaniolo. Sulmuesi i Romës mbetet një objektiv I rëndësishëm pas largimit të Dybala-s, por kryeqytetasit nuk ulin pretendimet e tij për Nicola-n.

Në detaje, sipas medieve italiane, “bardhezinjtë” po punojnë në disa fronte për të bindur Romën. 

E para ka të bëjë me homologët. Përveç Fabio Mirettit dhe Vrionit, drejtuesit e Juventusit do të ishin gjithashtu gati të sjellin emra të mëdhenj si Weston McKennie, Nicolo Rovella dhe Moise Kean. Një lëvizje kjo që torinezët pretendojnë që Roma të ul pretendimet nga shuma që kërkon dhe që Murinho të “ngopet” me emra që mund t’i japin shumë mundësi zgjedhjeje.

22-vjeçari është një emër shumë i lakuar në Torino, një fiksim që Juventus kërkon ta bëjë realitet për sezonin e ri. Zaniolo numëron katër sezone në kryeqytet me 111 ndeshje dhe 22 gola në të gjitha kompeticionet me Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat