Habit Gnabry

Futboll

Habit Gnabry

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:04
Habit Gnabry

Ylli i Bayern Munich, Serge Gnabry postoi në rrjetet sociale një foto me një kapele të Juventusit.

Kapelja është një edicion special i Adidas me kompaninë e skateboardit Palace dhe klubin italian. Ndonëse në foton e Gnabry është fshehur logoja e Juves, për ta dalluar atë shihet sponsori “Jeep”.

Rikujtojmë se së fundmi qarkulluan lajme të një transferimi të mundshëm të sulmuesit në Torino, ndërsa vlen të theksohet se 26-vjeçari ka edhe një vit në kontratë me Bayernin.

Gjermani ende nuk ka rinovuar me kampionët e vendit të tij dhe ndonëse ende nuk dihet arsyeja konkrete pse, edhe klubi nuk është se po përpiqet shume për ta bindur Gnabry-n për të rinovuar.

A është kjo një tregues i së ardhmes së Gnabry?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat