Asllani zgjodhi numrin që mbante kroati tek Interi

Futboll

Asllani zgjodhi numrin që mbante kroati tek Interi

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:54
Asllani

Kristjan Asllani u zyrtarizua ditën e djeshme me klubin e Interit. Ai kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas u dërgua në selinë e zikaltërve për të hedhur firmën në fletën e bardhë.

20 vjeçari shqiptar zgjodhi fanellën me numër 14-të, një nnumër që e mbante Perisic në fanellë para se të largohej në drejtim të Tottenham.

Krisjan  Asllani cilësohet si i duhuri për të bërë rolin e Brozoviq dhe ka marrë shumë komente të mira nga shumë lojtarë profesionistë por jo vetëm.

Ivan Perishiq ka komentuar në faqen zyrtare të Interit duke uruar djaloshin e talentuar shqiptar: “Paç fat vogëlush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat