Anglia triumfon në Botërorin U19

Futboll

Anglia triumfon në Botërorin U19

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:12
Anglia triumfon në Botërorin U19

Anglia triumfon në Botërorin U19!

Izraeli shkroi historinë duke shkuar deri në finale e Kupës së Botës U19, por nuk mundi të bëjë asgjë përballë Anglisë, pasi “tre luanët” triumfuan me shifrat 3-1 pas kohës shtesë dhe ngritën lart trofeun.

Ishin pikërisht izraelitët që befasuan, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0, golit të Gloch, ndërsa Anglia riktheu baraspeshën në nisje të pjesës së dytë me anë të Doyle, duke bërë që koha shtesë të mbyllej në barazim dhe skuadrat t’i drejtoheshin minutave shtesë.

Aty ishin “tre luanët” që bënë diferencën, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Chukëuemeka dhe më pas 19-vjeçari i Aston Villës, Aaron ramsey vulosi triumfin në Botëror për skuadrën e drejtuar nga Ian Forster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat