Lojtari brazilian: Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi

Futboll

Lojtari brazilian: Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:55
Marclei Cesar Chaves Santos

Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos.

Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës. 33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.

Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Santos Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.

Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.

"Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë.

Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t'i arrijmë synimet që i kemi së bashku.

Premtoj se do ta bëjë më të mirën time në mënyrë që të festojmë së bashku titullin kampion", tha Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat