Leao, ka gati kontratën e re

Futboll

Leao, ka gati kontratën e re

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:28
Leao, ka gati kontratën e re

Rafael Leao është një nga lojtarët kryesorë të Milan, i cili padiskutim kishte një pjesë të rëndësishme të meritës së tij në fitimin e titullit kampion nga kuqezinjtë.

Drejtuesit duke parë rëndësinë e Leaos në skuadër kanë menduar ta “blindojnë” lojtarin për t’iu parapri kështu edhe ndonjë surprize të pakëndshme në lidhje me të.

Kontrata aktuale e portugezit përfundon në vitin 2024, ndërsa drejtuesit kërkojnë që t’ia zgjasin kontratën deri në vitin 2027.

Megjithatë, mbetet për t’u mbyllur hendeku mes kërkesave të lojtarit, i cili kërkon një pagë prej rreth 7 milionë eurosh dhe sa synojnë të shpenzojnë kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat