Ajax futet në garë

Futboll

Ajax futet në garë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:47
Armando Broja

Ajax futet në garë, klubi i Premier League shton presionin për Brojën!    

Armando Broja është emri më i lakuar te Chelsea. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në huazim me Southampton, duke shënuar nëntë gola edicionin e shkuar.

Të shumta janë klubet në ishull që kërkojnë shërbimet e tij, me Newcastle që së fundmi ka rritur presionin.

Klubi i sheikëve po ndërton një skuadër të denjë për vendet e para, me Brojën që shihet si i duhuri për sulmin.

Në orët e fundit ka qenë Ajax që ka kërkuar shërbimet e 20 vjeçarit shqiptar, me Chelsea që do vendosë pas fazës përgatitore. Është Tuchel ai që ka në dorë të ardhmen e djaloshit kuqezi, që ka adhurues në kampionatet më të forta në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat