Shuma që përfiton Lille

Futboll

Shuma që përfiton Lille

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:39
Shuma që përfiton Lille

Mbyllen mes sukses bisedimet e tejzgjatura gjatë gjithë muajit qershor për afrimin e mbrojtësit anësor turk.

Tashmë Roma e ka bërë zyrtare blerjen e Mehmet Zeki Celik, që sezonin e fundit e mbylli në radhët e Lilles në kampionatin francez. Verdhekuqtë njoftuan në Twitter blerjen e futbollistit 25-vjeçar.

Celik mbërrin në Trigoria kundrejt një pagese prej 7 milionë eurosh plus 15% të të vlerës në rast rishitjeje nga Roma.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm: kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në suksesin e ekipit. Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar, nuk dorëzohem kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar”, – ishin fjalët e para të turkut Çelik si lojtar verdhekuq.

Zeki Celik e filloi karrierën te Bursaspori, në Turqi, më pas e vazhdoi te Karacabeyspor dhe Istanbulspor, përpara se të blihej nga Lille në vitin 2018. Me fanellën e klubit francez ai fitoi Ligue 1 në vitin 2021. Deri tani numëron 32 paraqitje me kombëtaren turke, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Kampionatin e fundit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat