Atletiko e Diego Simeones për momentin është e stopuar

Futboll

Atletiko e Diego Simeones për momentin është e stopuar

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:48
Atletiko e Diego Simeones

Atletico e Diego Simeones për momentin është e stopuar në merkaton e transferimeve për shkak të situatës financiare që e ka detyruar klubin të orientohet drejt shitjeve të disa prej futbollistëve që ka në skuadër.

Mbrojtësi Mario Hermoso duket të jetë njëri prej tyre, me raportimet e fundit që thonë se kartoni i tij i është ofruar edhe Interit nga ana e klubit spanjoll.

Raportimet nga “Calciomercato.com” tregojnë se 27-vjeçari i është ofruar zikaltërve nga ana e Atletikos duke parë situatën e Milan Skriniar i cili duket të jetë pranë një transferimi te PSG-ja, me klubin francez që po punon për mbylljen e marrëveshjes.

Interi nga ana tjetër është duke e shqyrtuar këtë opsion, por duke i dhënë prioritet mbrojtësit brazilian të Torinos, Gleison Bremer, i cili është alternativa e parë në listën e drejtuesve të Interit për të zëvendësuar Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat