Witsel nënshkruan me Atletico Madridin

Futboll

Witsel nënshkruan me Atletico Madridin

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:59
Witsel

Axel Witsel është futbollisti më i ri i Atletico Madridit.

Klubi spanjoll ka njoftuar këtë të mërkurë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin belg.

Witsel me klubin nga kryeqyteti spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

33-vjeçari te Atletico Madridi ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Borussia Dortmundin skadoi më 30 qershor.

Belgu karrierën e ka filluar te Standard Liege, teksa ka luajtur edhe për skuadrat si Benfica, Zenit St. Petersburg e Tianjin Tianhai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat