Dybala ka zgjedhur ekipin

Futboll

Dybala ka zgjedhur ekipin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:19
Dybala ka zgjedhur ekipin

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Paollo Dibala ka parë që Interi është destinacioni i duhur për të dhe tashmë thuhet se nuk ka më pretendime për pagën e tij.

Argjentinasi ka pranuar ofertën e parë dhe të vetme nga Interi, e cila është 5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Inter e ka mbajtur aktive këtë ofertë që nga momenti që e ofroi, edhe pse para pak ditësh Marotta, CEO zikaltër, deklaroi se vijën e sulmit e kemi të kompletuar.

Gjithsesi, kjo deklaratë ka qenë më shumë si një mesazh i koduar ku shumë media e kanë cilësuar si një thirrje për Dibala-n që të pranojë ofertën. Pengesa e vetme është se Interi duhet të largojë të paktën një sulmues nga klubi, ku Edin Xheko dhe Aleksis Sançez janë më të prirurit për t’u larguar.

Dibala gjithashtu pasi ka pranuar ofertën zikaltër, ka kërkuar nga nënkampionët e Italisë që të përshpejtojnë procedurat që ky transferim të realizohet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat