Suarez tregon se a do t'i bashkohet klubit argjentinas

Futboll

Suarez tregon se a do t'i bashkohet klubit argjentinas

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:21
Suarez

Luis Suarez ka njoftuar se nuk do t`i bashkohet River Plate.

Sulmuesi veteran, i cili është një lojtar i lirë pas largimit nga Atletico Madrid, ishte lidhur me një kalim te River dhe tani ka konfirmuar se kishte interes të vërtetë. Ai ishte i motivuar nga mundësia për të luftuar për një titull të Libertadores. 

Por River u eliminua nga gara elitare e klubeve të Amerikës së Jugut të mërkurën pas një barazimi pa gola në shtëpi ndaj Velez Sarsfield, duke humbur me rezultat të përgjithshëm 1-0. Kjo ka bërë që Suarez të mos shkojë te gjigantët e Buenos Aires. 

“Isha shumë i emocionuar për mundësinë që të shkoj në River për të luftuar për Copa Libertadores. Ishte një ëndërr që duhej të fitoja një kupë në Amerikën e Jugut. Por River u eliminua dhe kjo mundësi bie”, ka thënë uruguajani.

Suarez në Evropë ishte pjesë e Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat