Partizani triumfon në Gjeorgji

Futboll

Partizani triumfon në Gjeorgji

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:17
Partizani triumfon në Gjeorgji

Partizani i Tiranës arriti të triumfonte në transfertë ndaj gjeorgjianëve të Saburtalos, me rezultatin 0:1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt raundin të dytë të Ligës së Konferencës.

Goli i Tedi Carë në minutën e 47-të, i dhuroi një fitore të artë “demave” të Dritan Mehmetit.

Në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave, Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf.

Për sa i përket statistikave të ndeshjes, Partizani regjistroi në total 3 goditje në portë, nga të cilat 2 shkuan në kuadrat. Ndërkohë që vendasit regjistruan 12 gjuajtje në total dhe 6 ishin në kuadrat.

Një Partizan cinik mund të themi, që arriti të merrte fitoren e artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat