Zabërgja: Fitore me meritë

Futboll

Zabërgja: Fitore me meritë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:22
Zabërgja

Baton Zabërgja ishte ndër më të mirë në radhët e Gjilanit në sfidën me Liepajan, edhe pse nuk ka shumë kohë në skuadër.

Në intervistën pas ndeshjes, 21-vjeçari tha se ndihet sikur luan prej vitesh në skuadrën e Gjilanit.

“Është emocion i veçantë, sepse ishte ndeshja ime e parë në Conference League.

Patëm paraqitje fantastike, e morëm me meritë fitoren. Trajnerin e falënderoj për besimin, shpresoj t’ia shpërblej. Që nga dita e parë jam ndier sikur kam shumë vite të Gjilani, mikpritja ishte fantastike.

Mendoj se në pjesën e dytë po mundoheshim të mos bënim gabime. Shpresoj në rezultat pozitiv edhe në takimin e kthimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat