Emery e sheh Cavanin si zëvendësues

Futboll

Emery e sheh Cavanin si zëvendësues

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:03
Emery e sheh Cavanin si zëvendësues

Klubi spanjoll Villarreali raportohet së është i interesuar për Edinson Cavanin.

Reprezentuesi veteran i Urugait është lojtar i lirë pasi ditë më parë zyrtarisht është larguar nga klubi anglez, Manchester United.

Sipas medieve spanjolle, trajneri i Villarrealit, Unai Emery e sheh Cavanin si zëvendësues të Arnaut Danjuma, ky i fundit duket së do të transferohet tek klubi anglez, West Ham.

Nëse Danjuma do të ikën për në Angli, Cavani është alternative për sulmin e Villarealit.

Madje, mësohet së tashmë trajneri Emery ka rekomanduar drejtuesit e klubit që të nisin negociatat me Cavanin për transferimin e tij në Spanjë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat