Shaqiri: Na presin 90 minuta “ferri” në Armeni 

Futboll

Shaqiri: Na presin 90 minuta “ferri” në Armeni 

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:52
Artim Shaqiri

Shefi i shtabit profesional të Shkëndisë së Tetovës, Artim Shaqiri, pas ndeshjes me Araratin, që përfundoi 2:0 për tetovarët, është shprehur i kënaqur me rezultatin, por ka theksuar se Shkëndijën e pret një revansh “ferri” në Jerevan në kuadër të xhiros së parë të Conference League në futboll.

Shaqiri tha se kundërshtari e ka analizuar mirë lojën e tyre, por skuadra e tij në fund ka shfrytëzuar rastet dhe në fund ka arritur një fitore të madhe, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

“Ne mund të kishim fituar me një diferencë më të madhe, por 2:0 është një rezultat i shkëlqyer për ndeshjen e parë. Na presin 90 minuta “ferri” në Armeni dhe moti atje është i tillë, por duhet të luajmë dhe nuk heqim dorë nga kjo”, tha mes të tjera Shaqiri.

 “Kemi kohë deri të enjten”, tha ai. 

“Ata kishin dy situata ku mund të na rrezikonin. Normalisht ju duhet fat, këtë herë ishte në anën tonë.

Për momentin nuk mund të them asgjë, normalisht do ta analizojmë ndeshjen dhe do t'i korrigjojmë gabimet që të mos ndodhin të njëjtat në ndeshjen e kthimit”, tha shefi i shtabit teknik të Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat