Tifozët e Vllaznisë gati për spektakël

Futboll

Tifozët e Vllaznisë gati për spektakël

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:17
Tifozët e Vllaznisë

Tifozët e Vllaznisë kërkojnë të japin spektakël jo vetëm në Shkodër me 21 korrik, ku me mbështetjen e tyre do të ndihmojnë skuadrën që të besojë te suksesi, por kërkojnë që kualifikimin në sfidën e kthimit ta shijojnë pikërisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ata, përmes “Facebook”-ut, kanë apeluar pikërisht për ndeshjen e kthimit.

Tifozët kuqeblu, të cilët nuk do ta kenë mundësinë për të udhëtuar në këtë transfertë, kanë kërkuar nga Bashkia Shkodër dhe presidenca e Vllaznisë që të organizojnë së bashku, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndjekjen e ndeshjes nëpërmjet një monitori gjigant, duelin e skuadrës së tyre të zemrës. Ja kërkesa e tifozëve shkodranë përmes rrjeteve sociale:

“Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia dhe Alban Xhaferi, brenda mundësive, ju këshillojmë që për ndeshjen e kthimit Krajova-Vllaznia, t’ua mundësoni tifozëve shkodranë një ekran të madh në stadium, ku mund të ndjekin ndeshjen, sepse jo shumëkush i ka mundësitë për të udhëtuar drejt Rumanisë.

Kështu, të paktën të gjithë bashkë në stadium, i ndiejmë pak më shumë emocionet e ndeshjes”. Pra, tifozët kërkojnë që të shijojnë edhe takimin e dytë në stadiumin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat