Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku

Futboll

Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:28
Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku

FC Drita ka njoftuar se biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Inter Turkut do të dalin në shitje të dielën.

Drita ka humbur ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut me rezultatin 1:0, kurse tani kërkon rikthimin në “Fadil Vokrri” të martën.

Biletat do dalin në shitje të dielën teksa kushtojnë 3, 7 dhe 20 euro.

Ja njoftimi i klubit:

FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes:

• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit

Shitja fillon të dielën në ora 12:00 deri në ora 20:00.

Tribinat në Veri dhe Jug janë të mbyllura, ndërsa çmimi për biletat që do të jenë në dispozicion janë:

• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat