Bale mbërrin në Amerikë

Futboll

Bale mbërrin në Amerikë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:34
Bale mbërrin në Amerikë

Gareth Bale ka mbërritur në Amerikë dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit të MLS, Los Angelos FC. Uellsianit iu rezervua një pritje madhështore nga tifozët, teksa stadiumi ishte i tejmbushur, kjo edhe për faktin se Los Angelos kishte ndeshjen derbi ndaj Los Angelos Galaxy (që në fund e fituan me rezultatin 3-2).

Sakaq, Bale u takua edhe me shokët e rinj teksa nuk mungoi një përqafim i ngrohtë me atë që në të kaluarën është përballur shpeshherë si kundërshtarë, Giorgio Chiellini.

“Atmosferë e mrekullueshme, ishte diçka surreale. Më erdhi shumë mirë që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, u shpreh 32-vjeçari mbi përshtypjet e para për Los Angelos.

Sakaq, Bale e gjen skuadrën në vendin e parë të klasifikimit ndërsa falë cilësive të ish-lojtarit të Real Madrid, padyshim te Los Angelos përgatiten për një sezon triumfues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat