Thumbim për Real Madridin?!

Futboll

Thumbim për Real Madridin?!

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:59
Gareth Bale

Pas nëntë vitesh të mbushura me trofe, uellsiani Gareth Bale dhe “Los Blancos” më në fund u ndanë këtë verë. Kontrata fitimprurëse e mesfushorit me Real Madridin skadoi zyrtarisht më 30 qershor dhe ai ka zgjedhur të bashkohet me ekipin e MLS, Los Angeles FC, si një transferim i lirë.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve do të luajë së bashku me legjendën e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe ish-sulmuesin e Arsenalit, Carlos Vela në Kaliforni, gjë që është një perspektivë mjaft emocionuese.

Bale u prezantua me tifozët e LAFC përpara ndeshjes derbi kundër LA Galaxy në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.

LAFC e fitoi ndeshjen 3-2. Bales iu rezervua një mirëseardhje jashtëzakonisht e ngrohtë nga tifozët, gjë që pritej duke pasur parasysh se një superstar i mirëfilltë i është bashkuar klubit të tyre në moshën vetëm 32-vjeçare.

Bale gjithashtu komunikoi me tifozët e LAFC përpara se të shkonte në stadiumin “Banc of California”. Mesazhi i postuar në mediat sociale të klubit u dërgua nga vetë uellasiani në një spanjishte të përsosur.

Tani, në rast se nuk jeni në dijeni, ish-anësori i Tottenham Hotspur u kritikua shpesh nga media gjatë kohës së tij në Madrid se nuk fliste gjuhën. Duke gjykuar nga pamjet e mëposhtme, spanjishtja e Bale tingëllon shumë e përsosur për ne…

Kapitulli më i ri në karrierën e Bale do të shërbejë pjesërisht si ngrohje për debutimin e tij në Kupën e Botës më vonë, gjatë vitit. Uellsi u kualifikua për “Katar 2022” në fillim të qershorit, duke mundur Ukrainën 1-0 në “play-off” evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat