Huazim te Verona

Futboll

Huazim te Verona

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:59
Maldini

Pas vetëm 24 paraqitjeve dhe një goli nga sezoni 2019-2020 e deri më sot, Daniel Maldini mund ta “ndotë” mbiemrin e tij legjendar duke veshur një fanellë tjetër përveç asaj të Milanit.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Calciomercato.com’ në fakt do të kishte një marrëveshje mes babait Paolo dhe Veronës për një transferim në formë huazimi.

Drejtues nga Milani dhe Verona janë takuar dy ditë më parë dhe duhet të kenë arritur një marrëveshje për një transferim të përkohshëm, i cili do ta ndihmojë Danielin të luajë shumë më shpesh.

Në bisedime është përfshirë edhe Marko Brescianini, i cili sezonin e kaluar militoi Monzën duke ndihmuar në ngjitjen e ekipit në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat