Juventus shumë afër transferimit të Zaniolos

Futboll

Juventus shumë afër transferimit të Zaniolos

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:17
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo shumë shpejt pritet të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Marrëveshja ende nuk është konfirmuar, por përfundimi i saj konsiderohet vetëm çështje kohe.

Shuma totale e transferimit do të jetë 40-45 milionë euro dhe pagesat do të ndahen në disa pjesë: së pari Juventusi do të paguajë rreth 10-12 milionë euro për qiranë dhe pas aktivizimit të blerjes së detyrueshme, të tjera 30-33. milionë euro do të shkojnë në llogarinë e Romës, raporton gazetari Alfredo Pedulla.

Nicolo Zaniolo luajti 111 ndeshje për Romën në katër vjet, duke shënuar 22 gola dhe 15 asistime. Transfermarkt e vlerëson mesfushorin sulmues 23-vjeçar italian në 33 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat