Handanoviç merr vendimin për të ardhmen si zikaltër

Futboll

Handanoviç merr vendimin për të ardhmen si zikaltër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 17:30
Handanoviç merr vendimin për të ardhmen si zikaltër

Kapiteni i Interit, Samir Handanoviç, do të jetë pjesë e zikaltërve edhe për një sezon.

Portieri slloven ka vendosur që të vazhdojë me zikaltrit, pavarësisht faktit që në skuadër u transferua Onana, i cili pritet t’i zërë vendin e titullarit.

Handanoviç u bashkua me Interin përpara 10 vitesh dhe duket se ende nuk ka zgjedhur të heqë dorë nga ngjyrat zikaltër.

“Jam i lumtur dhe krenar që të jem kapiteni dhe lojtar i Interit, është një privilegj”, u shpreh 37-vjeçari pas rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat