Bale tërbon spanjollët

Futboll

Bale tërbon spanjollët

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 18:51
Bale

Aventura e Gareth Bale te Real Madrid ka marrë fund pak ditë më parë me mbylljen e kontratës së tij me madrilenët, por futbollisti uellsian vazhdon të jetë në epiqendër të polemikave në Spanjë.

Këtë herë, ajo që ka tërbuar shtypin spanjoll ka qenë fakti se pas 9 vitesh ku pretendohej se Bejl nuk kishte mësuar spanjisht dhe as nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë, ai u shfaq menjëherë në klubin e tij të ri duke folur spanjisht pa ndonjë vështirësi të dukshme.

Bale është bërë pjesë e Los Anxheles FC në kampionatin amerikan të futbollit dhe meqenëse në këtë qytet ka një komunitet shumë të madh latin, ai ka zgjedhur gjuhën spanjolle për t’u dërguar një mesazh ndjekësve të ishin të pranishëm në prezantimin e tij.

Mesazhi në spanjisht, ndonëse i shkurtër, është shpërndarë me shpejtësi në mediat spanjolle të cilët e kanë vlerësuar këtë si talljen e tij të fundit me Real Madrid, pas shumë vitesh që ata akuzonin uellsianin se nuk përpiqej sa duhej dhe jepte më të mirën për “los blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat