Sterling lojtari më i ri i Chelseat

Futboll

Sterling lojtari më i ri i Chelseat

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 22:32
Raheem Sterling

Marrëveshja është arritur. Raheem Sterling do të jetë futbollist i Chelseat.

Kjo u konfirmua nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Aprovimi final nga Manchester City erdhi sot. Chelsea do të paguajë 45 milionë funta, plus 10 milionë tjera shtesa.

Marrëveshja mes Chelseat dhe anësorit anglez ishte arritur ditë më parë, ndërsa sot raportohet se marrëveshja është kompletuar.

Sterling do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat