Barcelona rrit ofertën për Lewandowskin

Futboll

Barcelona rrit ofertën për Lewandowskin

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 23:54
Robert Lewandowski

Barça po ecën ngadalë por me siguri në garën e saj për të marrë shërbimet e Robert Lewandowskit. 

Klubi katalonas është i vetëdijshëm se Bayerni është një negociator i ashpër, prandaj e ka trajtuar operacionin me durim dhe hap milimetrik, gjithmonë në marrëveshje me futbollistin dhe përfaqësuesin e tij, Pini Zahavi, me të cilin ka vendosur udhëzimet që duhen ndjekur.

Lewandowski hapi zjarrin duke deklaruar publikisht gatishmërinë e tij për të nisur një fazë të re larg Allianz Arenas.

Nga atje, Barça filloi të bënte një lëvizje. Me kujdes, për të mos e shqetësuar Bayernin, por me vendosmëri, duke e bërë të qartë se interesi i tij ishte shumë serioz pavarësisht vështirësive ekonomike dhe fer-play-it financiar.

Kështu kanë rënë ofertat. E para, 30, e dyta, 32 dhe e treta, me kërkesë të agjentit të sulmuesit polak, ishte 40 plus dhjetë në variabla, një shifër që Zahavi mendoi se do ta bënte Bayernin të ulej në tryezën e bisedimeve.

E pra, sipas ‘Sport1’, Barça do të paraqesë një ofertë të katërt në ditët në vijim, në të cilën do t’i afrohet atyre 50 milionëve. 

Një ofertë që Bayern pret për të zhbllokuar situatën. Propozimi i ri do të arrijë kur Lewandowski t’i bashkohet tashmë parasezonit të skuadrës bavareze, situatë e planifikuar për 12 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat