Drejtuesit e Bayern zbarkojnë në Torino

Futboll

Drejtuesit e Bayern zbarkojnë në Torino

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:24
Drejtuesit e Bayern zbarkojnë në Torino

Mathijs De Ligt është shndërruar në një fiksim për Bayern Munich me drejtuesit bavarezë që janë totalisht të fokusuar për të gjetur një marrëveshje me Juventusin duke qenë se mbrojtësi është dakord të transferohet në Gjermani.

Për të përshpejtuar negociatat, drejtuesit e Bayern do të zbarkojnë të hënën në Torino ku është organizuar një mbledhje me përfaqësuesit e Juventus, lojtarit ndërsa prezent do të jetë edhe vetë De Ligt.

Objektivi i gjermanëve është të mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen dhe në tavolinë për bardhezinjtë do të vendosen plot 90 milionë euro. Në fakt, italianët kërkojnë të paktën 100 milionë euro, megjithatë duke kuptuar edhe vetë dëshirën e mbrojtësit, atëherë 90 milionë mund të mjaftojnë.

Kështu, De Ligt është një hap larg Bayern, ndërsa do të mbyllë pas tre vitesh aventurën me Juventus, për të provuar për herë të parë një eksperiencë në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat