Bekaj beson te kualifikimi i Tiranës

Futboll

Bekaj beson te kualifikimi i Tiranës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:55
Bekaj beson te kualifikimi i Tiranës

Tirana po zhvillon në kryeqytet përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Dudelanzhin. Bardheblutë humbën minimalisht 1-0 përballjen e parë në Luksemburg, prandaj në “Air Albania” nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

Visar Bekaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Supersport”-it, ku është shprehur optimist për një kualifikimin.

Portieri i Tiranës thotë se tani ekipi e njeh më mirë lojën e kundërshtarit dhe se kanë mësuar prej asaj humbjeje.

“Besoj që në ndeshje edhe humbet apo kur fiton, mëson prej saj.

Nuk e njihnim kundërshtarin dhe nuk kemi mundur të gjejmë pamje sesi luajnë, por tani kemi një pasqyrë shumë të mirë për mënyrën e lojës së tyre. Do t’i qasemi lojës për ta fituar", tha Bekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat