Ja si Xavi bindi Kessie të nënshkruante me Barcelonën

Futboll

Ja si Xavi bindi Kessie të nënshkruante me Barcelonën

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:10
Kessie

Frank Kessie është bërë prej pak ditësh një futbollist i ri i Barcelona-s.

Pas pesë vitesh te Milan-i, mesfushori ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me kuqezinjtë, duke u transferuar me kosto zero në Spanjë.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me negociatën që ka çuar lojtarin ën Camp Nou, duke shpjeguar se si roli i trajneri Xavi ka qenë shumë i rëndësishëm për marrjen e afrikanit.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle, ka qenë pikërisht Xavi që e ka bindur mesfushorin me një telefonatë të shkurtër në muajt e kaluar:

“Kam nevojë për ty”, mësohet t’i ketë thënë trajneri ish-lojtarit të Atalanta-s, që pasi ka dëgjuar projektin teknik të spanjollëve dhe atë taktik për  rolin e tij në fushë, i ka thënë menaxherit që të nisë menjëherë negociatat me blaugranat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat