Nottingham Forest merr lojtarin e ri të Bayern

Futboll

Nottingham Forest merr lojtarin e ri të Bayern

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:47
Omar Richards

Përgatitjet e Nottingham Forest për sezonin e parë në Premier League kanë vazhduar me nënshkrimin e mbrojtësit të krahut Omar Richards nga Bayern Munich.

Klubi pritet të luajë në elitë për herë të parë nga viti 1999, kur kishte rënë nga kategoria dhe siç duket përforcimet po bëhen për ta shmangur fatin e keq nga e kaluara. 

Richards bëhet nënshkrimi i i pestë i Nottingham, pas Taiwo Awoniyi, Moussa Niakhate, Giulian Biancone dhe Dean Henderson. Gjithashtu Richards bëhet nënshkrimi i tretë i Forest që ka ndodhur me lojtarë nga Bundesliga pas Awoniyi dhe Niakhate, të cilët u bashkuan nga Union Berlin dhe Mainz. 

Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër i ka kushtuar klubit 11.8 milionë euro, ndërsa Nottingham me 46 milionë funte të shpenzuara deri më tash bën që vetëm tetë klube të Premier League të kenë shpenzuar më shumë në këtë afat kalimtar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat