Tifogrupet shqiptare bëhen bashkë për kualifikimin ndaj ekipit malazez

Futboll

Tifogrupet shqiptare bëhen bashkë për kualifikimin ndaj ekipit malazez

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:08
Llapi

Skuadra e Kosovës, Llapi u mposht me rezultatin 2-0 nga Buduçnosti i Malit të Zi, në kuadër të turit të parë të Conference League.

Tashmë Llapi duhet të përmbysë disavantazhin prej dy golash, në mënyrë që të kualifikohet në fazën tjetër. Diçka e tillë duket mjaft e vështirë, duke parë dhe cilësinë e kundërshtarit.

Për këtë qëllim tifogrupi “Ultras Legjenda” ka thirrur ultrasit e skuadrave të tjera për t’i mbështetur në një ndeshje kaq të rëndësishme. 9 tifogrupe të Superligës i janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese dhe do të jenë në stadium ditën e enjte. Përmes një postimi në “Facebook” ata kanë publikuar emrat e tifogrupeve që do të jenë në stadium.

“Interesim i shumtë nga tifogrupet e nëngrupet, e tifoskenes shqipfolëse na bënë edhe më të priviligjuar rreth ketij organizimi. Falenderojmë publikisht, pa marrë parasysh mosmarrëveshjet e së kaluarës… Interesimi i tifogrupeve është i madh nga.. FORCA (Vushtrri), TORCIDA BAIRI ( Mitrovica), SKIFTERAT (Gjilan), SHQIPONJAT E ZEZA (Drenica), Brigada 111( Drenas), Farimi Casual’s (Fushë Kosova), Fikshat (Kaçanik), White Boys (Prishtina), Tornado (Malisheva).

Të gjitha “hasmëritë” të lihen anash në kete tribunë, ju lutemi të gjithëve të jemi të gjithë kundër serbo-malazezëve, e le t’a dinë se në tokë shqiptari, jemi ne. hajde UNITED STATES OF ALBANIA”, – shkruhet në postimin e Ultras Legjenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat