Klubi anglez shqetëson Milanin

Futboll

Klubi anglez shqetëson Milanin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:29
Klubi anglez shqetëson Milanin

Erik Ten Hag po kërkon një mbrojtës me kualitet për qendrën e prapavijës dhe drejtuesit e Manchester United kanë hedhur sytë nga Serie A.

I preferuari i “Djajve të Kuq” është Fikayo Tomori, lideri i mbrojtjes së Milanit. 24-vjeçari është pjesë e kuqezinjve prej janarit të vitit 2020.

Tomori fitoi titullin kampion me ekipin e Stefano Piolit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e skuadrës italiane.

70 milionë euro është gati të ofrojë United për ish-lojtarin e Chelsea, por ky i fundit nuk ka ndërmend të rikthehet në ishull.

Tomori ndihet i lumtur te Milani, që nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij. Drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për t’i rinovuar kontratën.

Aktualja i përfundon në vitin 2025, ndërkohë që dyshja Maldini-Massara po tenton të rinovojë me dy vite të tjera (2027), teksa qendërmbrojtësin e pret edhe një rritje e konsiderueshme page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat