Ky është trajneri që Prishtina arriti suksesin me të madh në ish Jugosllavi, i ka mbetur hatri për një gjë!

Futboll

Ky është trajneri që Prishtina arriti suksesin me të madh në ish Jugosllavi, i ka mbetur hatri për një gjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:37
Ejup Mehmeti është majtas dhe Fuad Muzoroviq - në të djathtë

Një emër që nuk harrohet në mesin e dashamirëve të futbollit të Kosovës, veçmas të Prishtinës, padyshim është edhe boshnjaku Fuad Muzoroviq! 

Trajneri që drejtoi Prishtinën me sukses të madh në debutimin në Ligën e Parë ish jugosllave në edicionin 1983-1984. 

Prishtina me Muzuroviqin arriti suksesin me të madh në drejtimin e tij, duke përfunduar në vend të tetë me 33 pikë, 15 fitore, 3 barazim dhe 16 humbje e me goldallim 36:55 në vitin 1983-1984. 

Image

Ejup Mehmeti është majtas, Fuad Muzoroviq - në të djathtë, Ferat Karabegu dhe Nexhmedin Statovci

Ejup Mehmeti, ish futbollist i Prishtinës, si sot e kujton kohën kur ishte ndihmës i Muzuroviqit, duke thënë se ishte një gjeneratë që nuk përsëritet kurrë, një publik i mrekullueshëm. 

Mehmeti edhe sot e ka të freskë në mendje dy fitore rresht të Prishtinës në debutimin e saj në ligën e shtetit që nuk ekziston më, 1:0 e mundi Dinamon e Vinkovcit, pastaj me 2:1 Partizanit e Beogradit, të dyja u zhvilluan në Prishtinë. 

Mehmeti takohet nganjëherë me Muzoroviqin dhe diskutojnë  e kujtojnë kohërat e arta arta. Mehmeti tregon se Muzoroviqit i ka mbetur hatri për një gjë, nuk ishte ftuar në 80 vjetorin e KF Prishtina në vitin 2002.  

Muzuroviq ka pas arsye që t’i mbetet hatri për faktin se është trajneri që ka pas suksesin me të madh në pesë vite sa kishte qëndruar Prishtina në Ligën e Parë të shtetit të shpërbërë. Muzuroviq sot ka 76 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat