West Ham po bën gati ofertën e radhës

Futboll

West Ham po bën gati ofertën e radhës

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:58
Armando Broja

Armando Broja me shumë mundësi do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere për të nisur një aventurë të re. Destinacioni i radhës mund të jetë skuadra e West Ham United.

Këta të fundit sipas mediave angleze do të bëjnë në orët e ardhshme një ofertë për sulmuesin shqiptar.

Tuchel nuk e mori me vete në turneun e kësaj vere, dhe kjo gjë pritet të ndikojë jo pak në vendimin përfundimtar.

Newcastle dhe Everton po monitorojnë me kujdes situatën për të bërë më pas dhe ndonjë ofertë, por gjithsesi West Ham është më në avantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat