Bale prezantohet te Los Anxheles

Futboll

Bale prezantohet te Los Anxheles

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 18:38
Bale 

Gareth Bale u zyrtarizua disa ditë më parë si lojtari më i ri i skuadrës amerikane, Los Anxhelos FC, pas largimit si lojtarë i lirë nga Reali i Madridit.

Uellsiani foli përpara mediave në prezantimin te klubi i ri, ku theksoi se MLS-ja nuk është një ligë për pensionistë dhe se është këtu për t’u përgatitur sa më mirë për Europianin e ardhshëm.

“Ky është një kampionat që ka bërë një rrugë të gjatë gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mendoj se është e drejtë të konsiderohet MLS një ligë e pensionsitëve. Mendoj se ka shumë vështirësi edhe në këtë kampionat, por dua të lë gjurmën time në ligë.

Kjo aventurë e imja nuk është një gjë afatshkurtër prej 6 apo 12 muajsh.

Ky transferim më jep mundësinë për të ecur përpara drejt Europianit të ardhshëm. Këtu gjeta një mjedis fantastik: gjithçka që shihni është e pabesueshme. Shpresoj se tani mund të bëj pjesën time dhe ta çoj këtë klub në nivelin tjetër.”, u shpreh Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat