Drita shkatërron ekipin finlandez, kualifikohet në rrethin e dytë 

Futboll

Drita shkatërron ekipin finlandez, kualifikohet në rrethin e dytë 

Nga: K. Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:14
Drita

Drita e Gjilanit me lojë e rezultat 3:0 shkëlqeu ndaj ekipit finlandez, Inter Turku.

Drita tregon muskujt dhe është në rrethin e dytë të kualifikueseve në Conference League.

Djelmoshat e trajnerit Ardian Nuhiu zbatuan detyrat me përpikëri duke e përmbys humbjen e ndeshjes së parë me 1:0 në Turku.

Drita kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:1.  

Serinë e golave e hapi Marco Simonovski pikërisht në minutën e 2-të. 

Në pjesën e dytë, Drita e fillon fuqishëm dhe shënon dy gola të shpejt (49’ e 51’) përmes Arbnor Mujës. Në golin e parë Muja qëlloi shtyllën fillimisht.

Gjilanasit kanë goditur traversën në fund

Drita e dominoi ballafaqimin ndaj rivalit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  
Muija shfaqi edhe një herë potencialin e tij.

Drita shkëlqeu dhe gëzoi pamasë tifozët e zjarrtë “Intelektualët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat