Revolucion në Serinë A

Futboll

Revolucion në Serinë A

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:26
Revolucion në Serinë A

Revolucion në Serinë A në lidhje me arbitrat. Gjyqtarët e ndeshjeve do të dalin në televizor për të shpjeguar vendimet e tyre.

Lajmi, i raportuar edhe nga e përditshmja italiane Il Giornale, ka folur për një risi absolute për futbollin italian. Nga sa mësohet, arbitrat do të mund të bëjnë deklarata në fund të ndeshjes.

Kështu, gjyqtarët do të flasin në televizor dhe do të jetë televizioni shtetëror Rai, dhe në veçanti programi historik Minuta e 90-të, që transmetohet nga Rai 2, që do t’u japë zë për 38 javë arbitrave italianë.

Programi i drejtuar nga Marco Lollobrigida, me pjesëmarrjen e Marco Tardelli-t dhe Daniele Adani-it në rolin e opinionistëve do të shikojë, një herë në muaj, arbitrat t’u komunikojnë spektatorëve vendimet e tyre gjatë ndeshjeve.

Jo vetëm. Duket se Rai do të ketë mundësinë të pozicionojë telekamerat e veta në sallën VAR të Lisones dhe në fund të ndeshjes do të transmetojë mendimet e një prej asistentëve protagonistë të asaj ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat