Diagnostikohet me tumor, sulmuesi tërhiqet

Futboll

Diagnostikohet me tumor, sulmuesi tërhiqet

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:48
Richter

Duhet të braktisë futbollit, qoftë përkohësisht, në një moshë të re për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Referenca është për sulmuesin e Herthas së Berlinit, Marco Richter, i cili do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në testikuj, pasi është diagnostikuar me tumor.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një komunikate zyrtare:

“Hertha BSC ka marrë një lajm të në prag të transfertës angleze (kundër Derby County-t). Marco Richter do të jetë përkohësisht i padisponueshëm: nga analizat urologjike ka rezultuar se është i prekur nga një tumor në testikuj, i cili duhet hequr me kirurgji.

Mbetet për t’u bërë një diagnozë përfundimtare.

Klubi do të përditësojë tifozët për progresin e shëndetit të Marcos kur të ketë informacione më të detajuara. Deri atëherë ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Marcos".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat